Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve duke vendosur që nga sot deri më datë 12 prill, një litër naftë të shitet me 233 lekë, kurse një litër benzinë 209 lekë. Deri më tani, një litër naftë është shitur me 226 lekë, kurse një litër benzinë shitej me 208 lekë.
Çmimi me pakicë deri në 12 prill
233 Lekë/litri për gazoilin;
209 Lekë/litri për benzinën;
Çmimi me shumicë deri në 12 prill
221 Lekë/litri për gazoilin;
197 Lekë/litri për benzinën;
“Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë”, njofton bordi. /abcnews.al