Bashkëpuntorja e Vuçiç: Daçiç nuk do të jetë kryeministër i Serbisë

schedule16:17 - 5 Prill, 2022

schedule 16:17 - 5 Prill, 2022

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS), Zorana Mihajloviç, këtë të martë ka deklaruarës Ivica Daçiç nuk do të jetë kryeministër i Serbisë, ku thekson se është kundër koalicionit të Përparimtarëve me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS).

“Nuk e di nëse do të jem në qeveri, por më duket se mund të them me siguri se kush nuk do të jetë kryeministër. Ivica Daçiç nuk do të jetë kryeministër, në përgjithësi jemi kundër koalicionit me SPS-në”, ka thënë Mihajloviç.

Daçiç nuk e fsheh se do të dëshironte të drejtonte Qeverinë, madje lista e tij në zgjedhje u quajt “Ivica Daçiç, kryeministër i Serbisë”.

Mihajloviç ka vlerësuar se “vetëm presidenti Aleksandër Vuçiç ka të drejtë të festojë, sepse ka arritur një rezultat historik”.

Ndërkohë në fjalimin e tij menjëherë pas fitores, Vuciç ka lënë të kuptohet se nuk  do të ketë një bashkëpunim me Daçiç, pasi i vetmi që përshëndeti ishte opozitari Dragan Gjilas dhe një parti të komunitetit hungarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!