Akuzat për krime lufte, Kremlini i përgjigjet Bidenit: Të papranueshme dhe të padenja për një president

schedule14:00 - 5 Prill, 2022

schedule 14:00 - 5 Prill, 2022

Kremlini i është përgjigjur deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime lufte, shkruan BBC.

Komentet e Bidenit pasojnë zemërimin ndërkombëtar në rritje mbi vrasjen e pretenduar të civilëve në Bucha, një qytet afër kryeqytetit Kiev. Të martën, Kremlini tha se komentet ishin “të papranueshme” dhe “të padenja” për një president të SHBA-së.

Gjatë një konference, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha gjithashtu se SHBA-ja ka të ngjarë të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!