Prokurori i anti-terror në Francë ka hapur tre hetime mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, lidhur me aktet kundër shtetasve francezë në vend që nga pushtimi i Rusisë.
Në një deklaratë, prokurori tha se po hetonte krimet e mundshme të kryera në qytetet ukrainase të Mariupol, Gostomel dhe Chernihiv midis 24 shkurtit dhe 16 marsit.
Sakaq, shtetet e perëndimit kanë akuzuar vazhdimisht Rusinë për krime lufte, pasi dhjetëra qytetarë u gjetën të vrarë nëpër rrugën e qytetit Bucha. /abcnews.al