Liqeni i Fierzës është mbushur me plehra. Prurjet e shumta të lumenjve kanë sjellë me vete edhe tonelata mbeturinash që kane mbushur sipërfaqen e liqenit.
Situata alarmante u krijua menjëherë pas reshjeve dhe rritjes të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Peshkatarët janë përballur edhe me dëmtimin e rrjetave të peshkimit.
Situata të tilla përsëriten sa here që ka rënie apo ngritje të nivelit të ujit në liqen, i cili në këto 24 orë ka shkuar në 267,8 metra, ndërsa prurjet me pak se 500 metër kub ujë në sekondë. /abcnews.al