Horoskopi/ Kjo shenjë pritet të ketë lajme të mira në punë, mësoni parashikimin e yjeve

schedule07:13 - 5 Prill, 2022

schedule 07:13 - 5 Prill, 2022

Dashi: Sot është një ditë shumë e mirë për beqarët, të cilët mund të bëjnë një takim shumë interesant. Ndërsa në vendin e punës, nëse nuk ju pëlqen ajo që po bëni, duhet të kërkoni diçka tjetër.

Demi: Ky është momenti më i mirë për ata që janë beqarë. Do të lindin histori të bukura dashurie. Në punë duhet të përpiqeni të jeni më të saktë.

Binjakët:  Çiftet që kanë pasur disa probleme së fundmi, do t’i hedhin pas krahëve. Nga ana tjetër, ata që duan një fillim të ri duhet të fillojnë të shikojnë përreth.

Gaforrja: Nëse jeni në një lidhje dashurie, jini të kujdesshëm sepse dikush mund të futet mes jush. Ndërkohë, bëni kujdes me ofertat që ju vijnë sot në punë.

Luani: Dashuria mund të lindë atëherë kur nuk e prisni, për shembull gjatë një udhëtimi. Nëse jeni të lidhur, një momente pauze mund t’ju bëjë të ndiheni më të lirë. Ndërkohë vini në praktikë idetë e biznesit për të cilat po mendoni.

Virgjeresha: Jeni duke pritur për një rikthim romantik, por nëse jeni të sigurt se ia vlen dhe se është e mundur, atëherë merrni masa. Në punë Peshorja apo Gaforrja duan vëmendjen tuaj.

Peshorja: Sot jeni të lodhur dhe të shqetësuar, gjë që mund të sjellë në një provokim në çift. Në punë do e gjeni veten duke debatuar me dikë: keni idetë e duhura, por nuk arrini t’i shpjegoni sic duhet.

Akrepi: Këto ditë i jeni dedikuar shumë asaj/atij. Lini veten të lirë. Në punë duhet të ecni përpara dhe të propozoni idetë tuaja.

Shigjetari: Jepini pak forcë vetes tuaj. Nëse nuk jeni në një lidhje, kjo ndodh sepse nuk e dëshironi ose nuk shikoni përreth. Ndërkohë pritet të merrni lajme të mira në punë.

Bricjapi: Në dashuri, diskutimet kanë mbaruar dhe keni ide më të qarta. Situata e punës është e lehtë për t’u menaxhuar, por ka disa probleme në fushën financiare.

Ujori: Më në fund Hëna në anën tuaj, ndaj doni që të nisni një histori dashurie. Nëse nuk ka probleme, afrojuni atyre që ju duan. Mund të ketë disa diskutime në punë, por nga kjo lindin edhe ide të mira.

Peshqit:  Nëse keni ndonjë problem me partnerin, sot është një ditë e mirë për të folur dhe për t’i dhënë një zgjidhje cështje. Puna do të jetë premtuese për të gjithë muajin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!