Analisti Neritan Alibali theksoi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, s enë kushtet në të cilat jemi dhe me Kushtetutën që ka Shqipëria duhet të kemi sërish një president që i takon mazhorancës.
Sipas tij nëse Presidenti do të zgjidhej nga populli, atëherë atij duhet t’i jepen më shumë kompetenca, por kjo do të sillte dhe ndryshim të Kushtetutës, duke e bërë nga Republikë Parlamentare në Republikë Presidenciale.
“Në vitin 2015-të Komisioni i Venecias tha se me ndryshimet e vitit 2008-të e kthyen presidentin nga një presidentin konsensual në një president në mazhorancës, dhe për këtë arsye Presidenti nuk mund të jetë kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në vitin 1991 presidenti zgjidhej me 2/3, ndërsa me e Kuhstëtutën e vitit 1998 u kërkua 3/5 për zgjedhjet e presidentit. Baballarët e Kushtetutës duke patur parasysh “gogolin” Berisha e bënë presidentin një zgjedhje të vështirë me 3/5 nëse nuk zgjidhej shkohej në zgjedhje të parakohshme. Pra mazhoranca ishte zgjedhur me shumicë nga populli dhe nga ana tjetër nëse nuk ia jepte opozitës shkonte të zgjedhje. Mënyra se si u bë 2008-ta është si Kushtetuta greke dhe ajo gjermane, ajo që ndodh atje është se kryeministri zgjedh një personalitet nga opozita dhe thotë ky është. Ne nuk e kemi kulturën politike për ta zgjedhur nga populli. Kultura jonë politike ka se nëse presidenti zgjidhet nga populli, atëherë presidenti duhet të marë ca kompetenca nga populli, atëherë ne duhet të kthemi ose në Republikë gjysmëpresidenciale, ose presidencviale, po ai shkon kjo Kushtetutës tonë”, tha Alibali.
/Abcnews.al/