Edhe zvicerianët i frikësohen luftës, përgatisin strehimore në rast sulmi bërthamor

schedule21:16 - 4 Prill, 2022

schedule 21:16 - 4 Prill, 2022

Me frikën e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia në rritje, teksa shohin luftën në Ukrainë, qytetarët zviceranë po përgatiten për çdo rast.

Qeveria zviceriane ka urdhëruar që strehimoret e Luftës së Ftohtë të bëhen gati për çdo rast.
Strehimoret në fjalë datojnë prej fillimit të dekadës në vitet 1960.

Sipas ligjit zvicerian një në 9 milionë banorë në Zvicër kanë vend në strehimore private apo publike.


Në Gjenevë, nëse pronari i një banese refuzon të ndërtojë një strehë , ai duhet të paguajë 800 franga për person (780 euro) taksë për një vend publik.

Zvicrës nuk iu desh kurrë të jepte alarmin për të zbritur në strehimore, madje as në shpërthimin bërthamor të Çernobilit.

Përballë shqetësimit të popullatës, autoritetet publikuan një listë të vendeve dhe kujtuan se familjet duhet të kenë furnizim për të paktën një javë , ndërsa banorët që nuk kanë strehimore private kërkojnë të gjejnë vendin që u është dhënë në strehimore grupore.

” Njerëzit e kuptojnë se Ukraina është shumë afër ,” tha për AFP Marie Claude Not-Ecker, kreu i shërbimit të sigurisë politike dhe ushtarake në kantonin e Valais./abcnews.al/