Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Masakra ruse në Bucha, Pentagoni: Nuk e verifikojmë dot nga burime të pavarura

schedule17:44 - 4 Prill, 2022

schedule 17:44 - 4 Prill, 2022

Ushtria amerikane nuk është në gjendje të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet ukrainase për mizoritë nga forcat ruse kundër civilëve në qytetin Bucha, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane së Pentagonit.

“Ne po shohim të njëjtat imazhe si ju. Ne nuk kemi asnjë arsye për të hedhur poshtë pretendimet e Ukrainës për këto mizori,” tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti.

“Pentagoni nuk mund ta konfirmojë masakrën në mënyrë të pavarur, por nuk jemi në asnjë pozitë për t’i hedhur poshtë këto pretendime.”

Kremlini ka mohuar akuzat në lidhje me vrasjen e civilëve në qytet, shkruan Skynews./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!