Zelensky viziton Bucha-n, vendin ku u masakruan civilët ukrainas

schedule16:22 - 4 Prill, 2022

schedule 16:22 - 4 Prill, 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy vizitoi sot qytetin e masakrës , Buchan në afërsi të Kievit, ku u gjetën trupat e civilëve ukrainas të masakruara nga ushtria ruse.

Zelensky ka parë nga afër situatën mizore në të cilën gjendet Bucha, pas tërheqjes së trupave ruse nga atje.

Imazhet që përshkruajnë mizoritë kundër civilëve në qytetin ukrainas u panë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kievit, dokumente që i referohen ekzekutimeve të civilëve, varreve masive.

Masakra në Bucha nxiti reagimin ndërkombëtar, duke e cilësuar Putinin si përgjegjës të kësaj masakre.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve rusë që kryen masakrën në Bucha, rajonin e Kievit.

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre!” Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve që kryen krime lufte kundër popullit të Ukrainës në Bucha”, thuhet në deklaratë.

Inteligjenca theksoi gjithashtu se të gjithë kriminelët e luftës do të ndiqen penalisht.
Ju mund ta shikoni listën këtu. Në listë përfshihen emrat e ushtarëve, datat e lindjes, të dhënat e pasaportës, gradat, etj.

Më 31 mars, kryebashkiaku i Bucha-s Anatoliy Fedoruk, njoftoi se Forcat e Armatosura kishin çliruar Bucha-n dhe komunitetin lokal. Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur gjatë pushtimit.

Të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive, tha kryebashkiaku i Bucha-s.
Në mesin e viktimave, është edhe një djalë 14-vjeçar. Shumë nga viktimat ishin të lidhur me pranga dhe fasho të bardhë, gjë që tregon se ata ishin të paarmatosur.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi pushtuesit, të qëllonin mbi civilët.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!