Dojna Mema ka folur hapur me ndjekësit për shtatzëninë e saj. Moderatorja, e cila ka vendosur të ndjekë pritjen e ëmbël në Spitalin Amerikan, ka zhvilluar një intervistë virtuale, ku dikush e ka pyetur për emrin që do t’i vendosë të birit dhe nëse do të ketë lidhje me babain e saj të ndjerë.
“Babit nuk i ka pëlqyer asnjëherë emri i tij prandaj jam e sigurt 100% se nuk do donte ai i pari. Unë dhe Vlashenti i kemi humbur baballarët në një vit diferencë nga njëri-tjetri por nuk do donim që emri i çunit të lidhej as me babin tim as me tijin.
Ai do të rritet me historinë e gjyshërve të tij, e do të dijë gjithçka për ta, por nuk ka përse të mbajë mbi supe peshën e emrit te tyre sepse ka identitetin e tij.”, ka thënë Dojna. E pyetur nëse ka zgjedhur lindjen cesariane apo natyrale, Dojna tha se preferon këtë të fundit por mbetet për t’u parë se si vijon shtatzënia.
Dojna e bëri publike shtatzëninë në 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Pak ditë më parë, ajo dhe partneri i saj, Vlashent Sata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Dyshja kishin organizuar diçka të thjeshtë dhe private. Dojna zgjodhi një kostum klasik të bardhë me atlete, ndërsa Vlashenti një kostum të zi.
/abcnews.al