“Në momentin që Sali Berisha është aty, në PD nuk ka garë”, këtë qëndrim ka mbajtur analisti Agim Baçi. Duke folur në studion e “ABC Live”, Baçi u shpreh mes të tjerash se Sali Berisha nuk ka nevojë fare të hyjë në garë, pasi do të jetë kandidati më i votuar.
“Në momentin që Berisha është aty. Nuk ka garë në PD. Historia e ka treguar. Lideri historik ka benefite të veta. Nuk ka nevojë të hyje fare në garë, Berisha do jetë më i votuar. Pa u bërë zgjedhje ai flet si kryetar i PD-së. Kush mendon se ka garë gënjen vetveten. Me zotin Berisha nuk ka garë. Më mirë të emërojë se sa të na gënjej se ka garë” tha Baçi.
Baçi ka treguar edhe një dilemë të madhe që sipas tij PD duhet të zgjidh për të dalë nga kjo situatë që është futur. Sipas Baçit, Grupi Parlamentar i PD-së duhet të zgjidh nëse do të behet mburojë e Sali Berishës, apo do të qëndrojnë me kryetarin e Komanduar Enklejed Alibeaj i cili ka kërkuar largimin e Berishës.
Sipas Agim Baçit, lideri historik i PD-së, Sali Berisha vetëm sa e zvogëlon këtë parti nëse vendo të mos tërhiqet.
“Sa më shpejt të merret vendimi aq më e qartë do të jetë beteja. Vetë grupi është në dilemë shumë të madhe. Grupi Parlamentar ka timonin e PD. Nuk e shoh të unifikuar. Do bëhet mburojë për Berishën? Dhe sado e moralshme të jetë kjo, do e zvogëlonte PD dhe do e bënte në interes të Berishës. Duhet të tregojë se nuk është vetëm për Berishën por për të gjithë shqiptarë. Nëse do mbrojë Berishën apo të jetë për të gjithë shqiptarët. Pa zgjidhur këtë dileme do jetë shumë e paqartë.” tha Baçi.
“Qëndrimi i Alibeajt është akt qëndrim i pastër politik. Duhet parë a do mbështetet nga grupi. Kjo është pikëpyetja. Do mbajë qëndrim si Alibeaj? Mendoj që kjo është dilema më e madhe dhe pa e zgjidhur këtë nuk do dije dot PD të dal në publik.” tha Baçi.
/abcnews.al/