“Dasmë mes luftës”, infermierja dhe doktori ukrainas martohet mes rrënojave në Kharkiv

schedule12:03 - 4 Prill, 2022

schedule 12:03 - 4 Prill, 2022

Mjeku dhe infermierja ukrainase kanë zgjedhur që mes rrënojave të luftës të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se çifti i kanë parë të gjithë jetën e tyre të ndryshojë në javët e fundit, por dashuria që i bashkon është bërë më e fortë.

Shpresa që “rritet” nëpër rrënojat e luftës mund të marrë forma të ndryshme, si për shembull imazhi i një çifti të dashuruar që vendos të zyrtarizojë marrëdhënien e tyre në mes të një pushtimi  të egër të vendit të tyre, duke e ditur mirë se sa i çmuar është çdo moment.

Të sapomartuarit Anton Sokolov dhe Nastya Gratseva u fotografuan menjëherë pas dasmës së tyre në rrënojat e një kompleksi zyrash dhe dyqanesh në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv .

Ndër të tjera në raportimet e mediave të huaja thuhet se para shpërthimit të luftës, Nastia punonte si infermiere në klinikën onkologjike ku Antoni ushtronte mjekësi, ndërsa gjatë luftës ato janë bërë vullnetarë dhe ofrojnë shërbimet e tyre mjekësore për këdo që ka nevojë, ndërsa mbledhin para për blerjen e furnizimeve mjekësore.

Kharkiv ka qenë vazhdimisht në shënjestër të bombardimeve të rënda që nga fillimi i luftës. Vetëm dje, guvernatori lokal njoftoi se forcat ruse kishin bombarduar sërish qytetin, duke vrarë dhe plagosur një numër njerëzish. /abcnews.al