Ka përfunduar 0-1 derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit.
Në një sfidë që i pati të gjitha, skuadra e Inzagit triumfoi me një gol të vetëm të Çalhanoglusë me 11-metërsh, që solli shumë polemika, duke thyer dhe një tabu që kishte që nga viti 2012 që nuk e bënte. Interi arrin fitoren e parë pas 10 vitesh në Torino përballë Juventusit.
Interi qëndron në vendin e 3, me 3 pikë më pak se Milani dhe Napoli, ndërkohë që Juventus pozicionohet në vendin e katërt.