Bastisje në ambasadën koreano-veriore në Madrid

schedule23:09 - 27 Mars, 2019

schedule 23:09 - 27 Mars, 2019

Bastisja e ambasadës së Koresë së Veriut në Madrid është marrë përsipër nga një grup kundër regjimit të Kim Jong Un. Në uebsajtin e tij, ky grup deklaroi se aktin e ka ndërmarrë pasi ka ndarë një sërë informacionesh me agjencitë amerikane të inteligjencës.

Një grup i fshehtë i angazhuar për të rrëzuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë përsipër përgjegjësinë e një sulmi të ndodhur muajin e kaluar në ambasadën koreano-veriore në Spanjë. Grupi për mbrojtjen civile, i vetorganizuar si një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u largua nga selia diplomatike me disa kompjuter, një telefon dhe disa hard disqe. Bastisja e ambasadës ndodhi pak ditë përpara samitit të dytë mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit.

Një grup i fshehtë i angazhuar për të rrëzuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka marrë përsipër përgjegjësinë e një sulmi të ndodhur muajin e kaluar në ambasadën koreano-veriore në Spanjë. Grupi për mbrojtjen civile, i vetërganizuar si një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u largua nga selia diplomatike me disa kompjuter, një telefon dhe disa hard disqe.

Bastisja e ambasadës ndodhi pak ditë përpara samitit të dytë mes presidentit Donald Trump dhe liderit koreano-verior Kim Jong Un në Hanoi të Vietnamit. Nga ana e tij, grupi, për të cilin nuk ka shumë të dhëna, ka mohuar të ketë përdorur forcë dhe ka deklaruar se bastisja nuk ishte një sulm. Sidoqoftë, një gjyqtar i Gjykatës së Lartë të Spanjës ka deklaruar se 10 anëtarët që kryen agresionin ushtruan dhunë dhe morën në pyetje stafin e ambasadës.

Incidenti ka ndodhur më 22 shkurt, por mbetet e paqartë cilat kanë qenë motivet e tij. Grupi që ka marrë përsipër përgjegjësinë ka shkruar në një faqe online se iu desh të ndërhynte për shkak të një situate emergjence në ambasadën e me seli në Madrid. Gjithashtu, ai ka bërë me dije se ka ndarë informacion shumë të rëndësishëm me FBI-në dhe agjencitë amerikane të inteligjencës në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe./abcnews.al