Vendi ynë prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq me reshje dhe me temperatura të ulëta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije situatën e krijuar nga moti i keq sidomos në zonat ku ka pasur reshje bore.
Sipas ARRSH reshje bore ka pasur në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë, por fatmirësisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem në të gjithë akset.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore ? në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë?
?Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale ? pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore ?? të reduktojnë shpejtësinë?të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruhet në postimin e ARRSH. /abcnews.al