Arsenali është në kërkim të një sulmuesi dhe Corriere dello Sport shkruan se londinezët i kanë hedhur sytë nga Serie A.
“Topçinjtë” në janar tentuan të transferojnë Dusan Vlahovic dhe ishin gati të paguanin 70 milionë euro te Fiorentina.
Në fund ishte Juventusi që e mori serbin, kurse Arsenali tani po mendon të transferojë një mes Lautaro Martinez ose Osimhen.
Londinezët mund ta përballojnë financiarisht transferimin e njërit prej sulmuesve, por varet se sa joshës është projekti i tyre sportiv për këta futbollistë. / abcnews.al