UNESCO: 53 vende historike dhe fetare janë dëmtuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës

schedule08:43 - 2 Prill, 2022

schedule 08:43 - 2 Prill, 2022

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, Unesco, tha se të paktën 53 vende të rëndësishme kulturore janë dëmtuar që nga fillimi i luftës, sipas BBC.

Kjo përfshin 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente.  Qyteti verilindor i Kharkiv ka pësuar dëmtimin më të madh me 18 vende të dëmtuara, duke përfshirë Teatrin Kombëtar Akademik të Operas dhe Baletit, Muzeun e Artit dhe Memorialin e Holokaustit Drobytskyi Yar.

Gjithashtu në listë është Teatri i Dramës në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, i cili u shkatërrua nga bombardimet ruse në mars.

Unesco tha se po përdor imazhe satelitore dhe raporte të dëshmitarëve për të verifikuar demët e objekteve historike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!