Ka më shumë se një dekadë që kur Zlatan Ibrahimovic u largua nga Barcelona, ku luajti vetëm për dy sezone (2009-2010 dhe 2010-2011).
Nuk ka asnjë kujtim të madh nga koha e sulmuesit suedez në Camp Nou. Ai nuk mbahet mend si lojtarët e tjerë që shënuan një epokë në Barcelonë.
Tani, vite më vonë, Bojan në një ntervistë për La Gazzetta dello Sport ka dashur të komentojë atë moment, duke lavdëruar Zlatanin dhe duke argumentuar se “nuk e kanë trajtuar me respektin e duhur”.
“Shpresoj që ai të vazhdojë edhe për disa sezone të tjera, ai është një fenomen. E mbani mend? Kur mendoj për të, më vjen në mendje fjalimi që më dha sapo mbërriti në Barcelonë. Unë isha njëzet vjeç, ai tashmë ishte Zlatan, nuk më njeh, kështu që më thirri në dhomën e zhveshjes, pranë tij, dhe filloi të më jepte besim.
Bojan shkoi më tej kur u pyet për marrëdhënien e Ibrës me Guardiolën: “Askush nuk mund të flasë keq për Ibrën. Unë mendoj se ai nuk kishte respektin e duhur atë vit. /abcnews.al/