Gjatë 24 orëve të fundit nga 1986 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 201 raste të reja.
Ministria bën me dije se gjithashtu kanë humbur jetën 5 qytetarë dhe kanë fituar betejën 249 pacientë.
Prej rasteve të reja 111 janë në Shkup, Manastir 27, Kavadar 19, Prilep 7, Kumanovë, Kërçovë dhe Koçani 5, Tetovë, Ohër dhe Gjevgjeli 3, Strumicë, Resnjë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë 2 dhe nga 1 në Radovish, Gostivar, Dibër, Veles dhe Kratovë.
Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostikuar gjithsej 306.178 pacientë, ndërsa prej tyre 295.237 janë shëruar dhe 9.226 kanë humbur jetën./abcnews.al