Japonia refuzon të paguajë gazin rus në rubla

schedule10:03 - 1 Prill, 2022

schedule 10:03 - 1 Prill, 2022

Japonia nuk do të paguajë gazin rus në rubla. Kështu ka deklaruar kryeministri japonez, Fumio Kishida, pas ultimatumit të Moskës, i cili kërkon që vendet ‘armiqësorë’ të paguajnë në monedhën ruse, në të kundërt do të pezullohen kontratat, sipas la repubblica.

Kryeministri, i cili nuk dha informacione për kontratat energjetike me Federatën Ruse, theksoi se negociatat mbeten të hapura dhe se do të merren masat e duhura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!