Australia do të dërgojë automjete të blinduara në Ukrainë pas kërkesës të presidentit Volodymyr Zelensky, sipas një deklaratë të kryeministrit australian Scott Morrison, shkruan CNN.
Morrison nuk tha se kur dhe sa automjete – të njohura si Bushmasters do të dërgoheshin në Ukrainë.
“Ne jo vetëm po lutemi për popullin ukrainas, por ne po dërgojmë armët dhe municionet tona dhe ndihma humanitare. Ne do të dërgojmë automjetet tona të blinduara,” tha Morrison.
Zelensky bëri thirrje për automjetet e blinduara gjatë një fjalimi në parlamentin e Australisë ditën e djeshme.
“Ju keni automjete të blinduara, Bushmaster, që mund të na ndihmojnë në luftën kundër Rusisë dhe pajisje të tjera që mund të forcojnë pozicionin tonë,” tha Zelensky.
Zelensky gjithashtu bëri thirrje për sanksione shtesë ndaj Rusisë.
/abcnews.al