VIDEO/ Helikopterët ukrainas sulmojnë depon e naftës në Rusi

schedule08:36 - 1 Prill, 2022

schedule 08:36 - 1 Prill, 2022

Zyrtarët rusë thonë se dy helikopterë ushtarakë ukrainas kanë sulmuar depon e naftës në qytetin rus në Belogord.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se zjarri në depo u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, pasi kaluan kufirin në një lartësi relativisht të ulët.

Tetë cisterna me karburant u përfshinë nga  flakët në depon e naftës, ndërsa  ekziston rreziku që zjarri të zhvendoset në tetë  cisterna të tjera, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Banorët  aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha guvernatori rajonal.

Shpërthimi i depos në Rusi vjen dy ditë pas shpërthimit në një ndërtesë magazinimi armësh.

Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën.

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësi për asnjë nga shpërthime.

Skynews ka publikuar pamje nga djegia e depos së naftës në rusi, duke cituar median ukrainase NEXTA.

Skynews thekson se video dhe informacionet nuk janë vërtetuat në mënyrë të pavarur.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!