Vajza ribashkohet me Chihuahua-n, 10 vite pasi kishte humbur

schedule22:44 - 31 Mars, 2022

schedule 22:44 - 31 Mars, 2022

Një vajzë britanike u ribashkua me chihuahua-n e saj, kur qeni u shfaq në një shesh lojrash 10 vjet pasi ia kishin marrë.

Tae Bennett, 22 vjeçe, tha se ishte vetëm 12 vjeçe kur po shëtiste chihuahua-n e saj, Ollie, në një park pranë shtëpisë së familjes së saj në Londër dhe hajdutët i morën qenin.

Bennett tha se ajo u trondit kur mori një telefonatë duke raportuar se Ollie ishte gjetur në fund të javës së kaluar teksa endej në një shesh lojrash rreth 20 milje larg nga vendi ku ai ishte vjedhur.

“Kur më thanë se ishte gjetur i gjallë, unë shpërtheva në lot”, tha Bennett për MyLondon . “Ishte e pabesueshme dhe nuk e kisha menduar kurrë se kjo do të ndodhte. Ollie u gjet në një park nga disa fëmijë, nuk e kam idenë se nga erdhi.”

Ajo tha se Ollie po vendoset në shtëpi me familjen e saj.

“Sapo Ollie hyri në dhomë dhe dëgjoi zërin e njerkut tim, ai menjëherë iu afrua, iu rrokullis mbi shpinë dhe e la të gërvishtte barkun e tij”, tha Bennett. “Ai definitivisht e njohu atë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!