Arrestimi i Dumanit, Hajdarmataj tregon “çelësin” që mund të zbërthejë ngjarjen kriminale

schedule19:33 - 31 Mars, 2022

schedule 19:33 - 31 Mars, 2022

Arrestimi i Dumanit, Hajdarmataj tregon “çelësin” që mund të zbërthejë ngjarjen kriminale

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit njëherësh ekspert i Sigurisë, Arben Hajdarmataj, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për ngjarjen e fundit në Shqipëri, ku u arrestua i shumëkërkuari Nuredin Dumani.

Hajdarmataj tha se policia dhe grupi hetimor kanë disa prova në dorë për të zbërthyer ngjarjen, duke shtuar se ajo që bën diferencën është telefoni, i cili mund të zbulojë dhe ngjarje të tjera kriminale.

I pyetur nga Xhokaxhi për arrestimin e dy mjekëve dhe infermierëve, Hajdarmataj tha se nuk ishte i nevojshme, pasi ata nuk janë persona me rrezikshmëri të lartë.

Pjesë nga Biseda:

Xhokaxhi: Çfarë mund të thoni për arrestimin e bujshëm të dy ditëve më parë?

Hajdarmataj: Unë mendoj se situata në aspektin e kësaj ngjarjeje kriminale është në rrugën e mbarë, sepse kemi një person të arrestuar, kemi prova të shumta, një makinë, gëzhoja, një telefon i cili në momentin që do deshifrohet d kemi shumë të dhëna.

Xhokaxhi: Pse gjendemi në Elbasan në këtë situatë?

Hajdarmataj: Elbasani gjendet ende nën grupet kriminale që përdorin armë të ndryshme, për të kryer vrasje të ndryshime të personave. Elbasani është bërë kohë tani që është bërë arenë e përleshje mes grupeve kriminale. Zanafilla fillon nga Rinasi, në Durrës, vazhdon me vrasjen e dy personave në Durrës. Pavarësisht nga origjina e këtyre personave, epiqendra e aktivitetit kriminal ishte në Elbasan, sepse edhe rivaliteti mes këtyre dy grupeve është i tillë që ngjarjet do kryheshin në Elbasan pavarësisht se Dumani pretendohet se ka rënë në pritën e kundërshtarit të tij.

Xhokaxhi: Pse pretendohet? Pse nuk dimë asgjë për palën tjetër?

Hajdarmataj: Kur them pretendohet them në aspektin e provave që deri tani kemi publikisht, policia mund të ketë dhe prova që si dimë. Me provat që kemi ne dimë se nga ana e Dumanit ka pas një organizim. Dua të theksoj se përveç makinës që u gjet duhet të ketë patur dhe një makinë shoqërimi, dhe fakti se do shkonin të kryenin një atentat të krijon bindjen se do kishin një krim të mirëfilltë. Nëse grupet kriminale marrin të dhëna, pretendohet se ka një tjetër grup kriminal. Një gazetar përmendi mbrëmë Talo Çelën dhe e merr në intervistë, policia nuk i di vendndodhjen.

Xhokaxhi: Në Elbasan ka patur shumë ndryshime në polici, por jo të situatës?

Hajdarmataj: Në aspektin e qarkullimit të Drejtuesve të policisë deri në një farë mase është normale, problemi është se pse Elbasani është gangrenë kriminale? Jemi për arsye se në Elbasan edhe politika ka futur shumë duart. Ne kemi parë edhe njerëz të fuqishëm të politikës që kanë qenë pjesë e aktivitete që ka qenë pjesë e fushatës. Pamë edhe në zgjedhjet e fundit ku autori nuk është kapur. Duke qenë se është qark me interesa mjaft të madh elektoral, politika i ka përdorur herë nga njëra anë e herë nga ana tjetër. Elbasani ka veçoi edhe për shkak të pozicionit gjeografik. Elbasani dhe Fieri kanë qenë epiqendra e trafikut të lëndëve narkotike, Elbasani ëhstë shquar për trafikun e heroinës. Pavarësisht nga kjo nëse ka një vullnet politik, sepse kemi eksponentë të politikës që pretendohet se kanë lidhje me këto grupe kriminale, ka emra në media, publiku ka një opinion sa i përket marrëdhënies së grupeve kriminale me politikën në Elbasan, në këtë situatë policia është e stepur.

Xhokaxhi: Është e rëndësishme që një person si Dumani është arrestuar, më thoni një personazh i tillë që është vrasës serial që besohet se ka marrë pjesë në shumë ngjarje, çfarë mund të nxjerrë policia?

Hajdarmataj: Nuk mendoj se Dumani të dëshmojë për policinë. Nuk mendoj dhe nuk besoj se ai do të japë noj detaj për atentatin që i ka ndodhur, thjeshtë do bëjë rolin e viktimës. Në kuptimin e ngarkesës së çastit ngarkohet për vetë faktin se ju gjet një armë në banesë.

Xhokaxhi: Dumani thjeshtë hiqet nga tregu i krimit?

Hajdarmataj: Dumani ose të tjerë nuk rezultojnë që të kenë bashkëpunuar me policinë, ata që kanë bashkëpunuar kanë qenë njerëz periferikë. Unë mendoj se telefoni në rast se deshifrohet mund të jetë prova më e mirë.

Xhokaxhi: Dy mjekë dhe një infermier të arrestuar u morën u çuan në atë apartament dhe mjekuan Dumanin. Ne e dimë që mjeku ka për detyrë të njoftojë policinë, por kur ke të bësh me këta personazhe çfarë mund të bëjë një mjek?

Hajdarmataj: Fatkeqësisht vazhdon një rutinë e policisë që në një ngjarje të bujshme arrestojmë njerëz pa lidhje. Arresti mund të jetë i ligjshëm, por praktikisht nuk ke pse i arreston. Në anë tjetër ne u themi mjekëve se janë të detyruar të njoftojnë, por mjeku është i detyruar të njoftojë në spital. Unë nuk e di që mjeku e ka të shkruar se në momentin që mjekon një njeri të njoftojë policinë. Nga ana njerëzore mund të fillojë procedimi penal ndaj mjekut por jo arrestimi.

/T.H/Abcnews.al/