Hajdutet sulmojnë stallat e bagetive ne Torivicë të Lezhës. Fillimisht ata i mbysin, me pas i marrin. Gjatë natës në këtë fshat janë grabitur bagëtitë e katër familjeve.
Banorët thonë se është një situatë e përsëritur që po ju shkakton shumë dëme për ekonominë. familjare.
“Shpesh ndodhin në Torovicë. E frikshme boll. Sot ne 6 sahati,” thotë një banor.
“Kur kam shku e kam gjet vendin me gjak. I kan pere ne qafe. Qente kane lef gjithe naten ne se kemi ndier.”
“Keto jane te ardhurat e vetme. Keto tre vjet me shume.. asnje mase. Ne duhet me shit lopet e me ik nga ketu.”
Stallat i kanë shumë pranë shtëpive, por banorët nuk kanë mundësi të vendosin roje. Raportimet e rasteve në polici nuk kanë çuar në arrestimin e autorëve të vjedhjeve, të cilat po kthehen në shqetësim të përditshëm për të gjithë fshatin.
“Policia nuk ka vezhguar asnjehere. Jane te zonës.”
Të frikësuar banorët kërkojnë prezencë më të madhe të forcave të policisë dhe patrullim në zonë, sidomos gjatë natës. /abcnews.al/