Një tjetër proces i rëndësishëm pritet të zhvillohet sot në gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të vendoset fati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjyqtarja Miliana Muça do të vendosë sot nëse do të pushojë hetimet apo do të nisë procesin gjyqësor. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur 2 akuza ndaj Saimir Tahirit, trafikim të narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë. Pak ditë më parë, me 21 mars dështoi dhe séance paraprake për ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri. Shkak u bë mungesa në seancë e 3 zyrtarëve të lartë të policisë së Vlorës Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët janë persona të shpallur në kërkim. Avokati i Tahirit, Maks Haxhia, pas seancës së kaluar nuk përjashtoi dhe mundësinë për të dorëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar. Avokati i ish-deputetit të Partisë Socialiste mohoi të gjitha akuzat për klientin e tij, duke u shprehur se prokuroria, në 50 fashikuj nuk ka asnjë provë kundër Saimir Tahirit. Pak ditë më parë është dërguar për gjykim dosja për grupin e Habilajve. /abcnews.aql
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të vendosë për dosjen e ish-ministrit Tahiri
schedule09:57 - 26 Mars, 2019
schedule 09:57 - 26 Mars, 2019