Chris Rock ka reaguar për herë të parë pas incidentit të së dielës mbrëma ku ëill Smith e goditi me shuplakë pas një batute që bëri për flokët e gruas së tij, Jada. Chris foli para një audience në shfaqjen e humorit në Boston duke thënë se ishte duke përpunuar atë që ndodhi në Oscar.
“Unë jam ende duke përpunuar atë që ndodhi, kështu që në një moment do të flas për atë dreq. Do të jetë serioze. Do të jetë qesharake por tani do të tregoj disa shaka.”, tha Rock duke nënkuptuar më pas se nuk ka folur me Smith ashtu siç është përfolur.
“Unë nuk kam folur me askënd, pavarësisht nga ajo që keni dëgjuar,” tha Rock. Kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim të madh nga personazhe të shumtë të publikë, të cilët janë ndarë në dy kampe: ata që mbrojnë Will Smith dhe ata që kanë dalë pro komedianit.
/abcnews.al