Miriam Cani ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar se do të vijë me një projekt shumë ndryshe nga më parë. Këngëtarja e bëri këtë deklaratë në një intervistë për “Top Albania Radio”, ku tregoi se bëhet fjalë për një ninullë dhe do të jetë një dedikim për fëmijët e tyre.
“Kemi bërë diçka që do dalë këto ditë. Jemi duke punuar mbi disa materiale muzikore. Nuk dua të zbuloj shumë. Po bëj diçka totalisht të re për sa i përket karrierës sime, rrugëtimin tim muzikor. Është diçka që unë e ndjej më shumë se kurrë.
Lidhet me gjithçka sa me biznesin, aq edhe me jetën familjare. Kam bërë një ninullë. Është një projekt shumë i ndjerë, shumë i bukur. Ka vite që e mendoj si projekt, por ka qenë problemi i kohës. Tani erdhi natyrshëm, Albani kompozoi diçka shumë të bukur. M’u përshtat shumë dhe do dalë këto ditë.”, tha ajo.
/abcnews.al