Deputeti Ilir Metaj, i ka cilësuar investimet në Vlorë si rrënjësore.
I ftuar në “Bardh a Zi” në Abc, Metaj theksoi se gjatë qeverisjes socialiste janë realizuar shumë projekte në Vlorë, që as nuk ishin imagjinuar më parë.
Metaj tha se sot Vlora është kthyer në një markë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.
“Ndryshimet e bëra në Vlorë e kanë bërë Vlorën një markë. Projektet që janë bërë në Vlorë kanë qenë investime dhe vlera të paimagjinueshme më parë”, u shpreh Metaj.
/Abcnews.al/