A duhet të marrë pjesë Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD? Përgjigjet Zhupa

schedule19:44 - 30 Mars, 2022

schedule 19:44 - 30 Mars, 2022

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën politike në PD.

E pyetur nga Xhokaxhi, se a duhet të jetë Sali Berisha ditën e enjte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Zhupa tha se askush nuk duhet përjashtuar. Ajo theksoi se ka ardhur momenti që të gjithë demokratët të ulen bashkë dhe të diskutojnë dhe pastaj të shkojnë drejt bashkimit.

Propozimi im siç e cituat edhe ju është që ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin të gjithë bashkë që janë 52 deputetë të dalë nga listat tona dhe 7 nga partitë aleate. Gjithë ideja ime dhe gjithë propozimi im është se ne kemi nevojë të flasim dhe të gjejmë zgjidhje për të shkuar tek bashkimi. Unë mendoj se të dyja palët të ndalojnë një moment nga retorika që kanë përdorur deri tani dhe të mendojmë si një palë si PDSH. Kjo nuk do të thotë që të zhbëjmë në moment çdo veprim, por ta diskutojmë nëse është vendimmarrje e duhur përjashtimi apo jo, zgjedhjet nëpër struktura, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë pasi nuk ka pastaj formulë bashki”, tha Zhupa.

Gjatë ditës së martë Enkelejd Alibeaj ftoi të gjithë deputetët e PD në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ditën e enjte para nisjes së seancës plenare, me përjashtim të Sali Berishës.

Por pas deklaratës së Alibejat pati disa reagime, ku i pari ishte vetë Sali Berisha cili tha se do të jetë i pari që do të hyjë në mbledhjen e grupit. Pas tij reagoi edhe Gazmend Bardhi i cili tha se askush nuk mund t’i imponohet grupit, duke i kujtuar Berishës se është non-grata nga SHBA.

/Abcnews.al/