Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shijakut pasi është kapur me armë pa leje. Policia bën me dije se i riu me iniciale S.B. po qarkullonte me një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme në makinën e tij.
Ndër të tjera në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak.
“Sekuestrohen një pistoletë stilolaps dhe një sasi municioni luftarak.
Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari që i posedonte.
Në vijim të kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme, është goditur një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. B., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pistoletë stilolaps dhe disa fishekë që përdoren për këtë lloj arme.
Në përfundim të veprimeve është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, shtetasi S. B., 21 vjeç, banues në Shijak’, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al