Kremlini: Nuk ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e paqes, duhet shumë kohë dhe punë

schedule12:18 - 30 Mars, 2022

schedule 12:18 - 30 Mars, 2022

Në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kremlini ka thënë se nuk ka ende asnjë shenjë përparimi, sipas skynews.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se për të arritur një rezultat, duhet shumë kohë dhe punë.   Megjithatë, ai vlerësoi faktin që Ukraina ka paraqitur kërkesat e saj për përfundimin e konfliktit në një draft.

Pas raundit të fundit të bisedimeve të paqes,  Rusia tha se do të “reduktonte në mënyrë drastike” aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv.  Por zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas janë shprehur skeptikë për këtë, me Ukrainën e cila tha bombardimet  në Chernihiv ” kanë vazhduar gjatë gjithë natës”. 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!