Polonia planifikon të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit 2022 dhe të ndalojë importimin e qymyrit rus deri në maj, sipas një deklaratë të kryeministrit të mërkurën, për shkak të luftës në Ukrainë, sipas The Guardian
“Ne do të vendosim një embargo totale ndaj qymyrit rus dhe shpresoj që më së voni deri në prill, maj, do të kemi hequr plotësisht dorë nga qymyri rus,” tha Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të ndaluar përdorimin e naftës ruse deri në fund të këtij viti.”
/abcnews.al