Thomas Haden Church ka reaguar ashpër ndaj aktorit ëill Smith. Aktori i njohur foli për incidentin që ndodhi të dielën në ndarjen e çmimeve Oscar ku Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në një intervistë për “Debatable” të SiriusXM.
Thomas theksoi se Akademia nuk duhet ta lejojë Smithin të marrë pjesë në ceremonitë e ardhshme. “Mendoj se Will Smith duhet të përjashtohet nga Oscars për pjesën tjetër të jetës së tij. Duhet t’i hiqet anëtarësimi në Akademi, por nuk mendoj se atij duhet t’i hiqet Oscari”.
“Unë kam qenë në Akademi për 17 vjet dhe atë që ai bëri, pavarësisht se si u përpoq të jepte një shpjegim, mendoj se ishte një justifikim mjaft patetik se ai po e bënte nga dashuria për Jadën”, tha ai duke shtuar se fitorja e çmimit të madh nuk ka lidhje me veprimin e tij.
“Arritjet e tij në film dhe vetë filmi, nuk janë të lidhura me veprimet e tij.” Kujtojmë që Smith fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për interpretimin në filmin “King Richard” menjëherë pas konfrontimit fizik me Rock. /abcnews.al