Anglia çmonton Shqipërinë U21, kuqezinjtë humbin edhe vendin e tretë

schedule22:37 - 29 Mars, 2022

schedule 22:37 - 29 Mars, 2022

Anglia U21 ka mposhtur Shqipërinë U21 me rezultatin 3-0 në “Elbasan Arena” dhe pas barazimit 0-0 të Sllovenisë me Kosovën, kuqezinjtë kanë zbritur ne vendin e tretë.

Portieri Simon Simoni, i cili e la fushën e lojës me barelë në pjesën e dytë, e mbajti të paprekur portën në 45 minutat e para.

Në të dytën ai dhe shokët e tij të skuadrës u dorëzuan, pasi Balogun zhbllokoi ndeshjen në minutën e 57-të dhe pesë minuta më pas Jones i dyfishoi shifrat.

Anglia U21 nuk u mjaftua me kaq, pas Balogun shënoi edhe golin e tretë dhe i dha goditjen përfundimtare skuadrës së drejtuar nga Alban Bushi. / abcnews.al