Përmes një komunikate për shtyp që i është besuar ANSA, Inter dhe Milan bëjnë një bilanc të situatës në lidhmë me stadiumin e ri.
“FC Internazionale dhe AC Milan vazhdojnë një dialog konstruktiv me Bashkinë e Milanos, por prioriteti i tyre absolut mbetet një stadium i ri, duke pasur sigurinë e kohës së procedurës administrative dhe për këtë arsye ata mbeten të hapur për vlerësimin e zgjidhjeve të tjera të projektit.
Klubet saktësojnë se janë duke vazhduar një dialog me Administratën Komunale, sipas procedurës, me përgatitjen e një dosjeje projekti funksionale deri në fillimin e debatit publik, për të përshpejtuar procesin e krijimit të San Siro-s të ri, brenda një masterplani më të gjërë që përfshin një zonë të rizhvilluar kushtuar sportit dhe argëtimit”, thuhej në deklaratë./ h.ll/abcnews.al