Tirana është klubi që gjithmonë ka nxjerrë talent nga Akademia e saj, ku përveç se kanë veshur fanellën e skuadrës së parë janë pjesë e rëndësishëm edhe për kombëtaren shqiptare.
Mjafton të përmendim disa nga kuqezinjtë që kanë dalë nga akademia e këtij klubi, për të parë edhe strategjinë e kryeqytetasve për të nxjerrë talente si, Ismajlgeci, Çelhaka, Muçi, Doka, apo së fundmi Gjumsi, Stafa e Kuka.
Bardheblutë kanë publikuar në rrjetet sociale një foto të lojtarëve të akademisë së tyre të cilët aktualisht janë në grumbullimet me kombëtaret e të gjitha moshave, teksa tregojnë se kjo është një arritje për Tiranën në 3 vitet e fundit.
/f.a/abcnews.al