Moderatorja më e re e spektaklit të humorit “Kosherja”, Sarah Berisha ka folur sot për lidhjen me Dj PM.
Ajo tregoi se janë takuar me disa prej familjarëve ndërsa nuk ka munguar biseda me babain e saj, i cili pas pak javësh ka kërkuar të mësojë ecurinë e njohjes së tyre.
E ftuar sot në “Wake Up” Sarah u shpreh: “Unë kam takuar vetëm mamanë e PM dhe motrën e madhe, ndërsa PM ka takuar babin brenda Bigut ndërsa mamin e ka takuar 5 minuta në rrugë. Mami kishte qejf ta takonte se thoshte kam qenë fansja e PM. Kur kam dalë, nuk më kishte pyetur fiks se si po shkon se e di që vihem në siklet. Kemi qenë në kafe një ditë e më thotë, po me PM si po shkon. Kjo ndodhi 2-3 javët e para pasi kam dalë”.
Më tej, ajo tha se prindërit ndodh të mërziten pasi nuk shkon shpesh në Durrës dhe pushimin që ka ia dedikon PM.
“Këtë periudhë, duke qenë se PM vjen shumë shpesh këtej, kur vjen ia dedikoj të gjithë kohën atij. Në Durrës shkoj vetëm në fundjavë ose shkoj e kthehem brenda ditës”, tha moderatorja./abcnews.al