Ministri rus pretendon se kapaciteti i ushtrisë ukrainase ka degraduar

schedule12:28 - 29 Mars, 2022

schedule 12:28 - 29 Mars, 2022

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se kapaciteti ushtarak i Ukrainës është degraduar seriozisht, duke shtuar se detyrat kryesore të fazës së parë të operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë ishin përfunduar, raporton Reuters.

Duke folur me zyrtarët në një takim televiziv, Shoigu paralajmëroi gjithashtu se Rusia do të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme nëse NATO-ja furnizonte Ukrainën me avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Agjencia e lajmeve Interfax raporton se Shoigu tha se Ukraina nuk ka më një marinë dhe se detyra kryesore e operacionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë tani është “çlirimi” i Donbasit. /abcnews.al