Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ky është gabimi më i zakonshëm që bëjnë burrat në shtrat

schedule09:52 - 29 Mars, 2022

schedule 09:52 - 29 Mars, 2022

Një terapiste seksi ka ndarë disa këshilla që mund t’i ndihmojë burrat për një performancë më të mirë seksuale në shtrat. Ajo gjithashtu zbuloi se cili ështtë gabimi më i zakonshëm që bëjnë meshkujt në dhomën e gjumit. “Shumë meshkuj harrojnë se duhet të jenë të butë me partneren.”, thotë ajo.

“Ata e kuptojnë seksin vetëm si diçka që duhet “të bëhet”. Nëse duan të mbajnë një marrëdhënie, kanë nevojë për shumë më tepër se kaq. Është e rëndësishme që ata të tregojnë se kujdesen për partnerin e tyre emocional, të kujdesen për të dhe të mendojnë edhe për nevojat e saj”, theksoi terapistja.

Ajo gjithashtu zbuloi disa truke që mund ta bëjnë seksin më të mirë:

Fikni gjithçka

Vendoseni telefonin në një vend, fikni televizorin. Çdo gjë që mund t’ju shqetësojë ju ose partnerin tuaj.

Bëni lajka

Është shumë e rëndësishme që t’i bëni lajka një femre dhe jo vetëm duke iu referuar pamjes së saj. Thuaji hapur se do seks çdo ditë.

Përdorni lodra seksi

Përdorimi i lodrave shpesh përmirëson seksin. Mund t’ju ndihmojë të njiheni më mirë me njëri-tjetrin dhe të kuptoni se çfarë ju pëlqen në shtrat. Argëtohuni duke provuar gjëra të ndryshme dhe mos kini frikë. Çdo përvojë e re do të kontribuojë për ta bërë marrëdhënien tuaj më të fortë.

Ndryshoni rutinën tuaj

Gjëja më e rëndësishme për funksionimin e mirë në dhomën e gjumit është të mos lejoni që rutina të ndikoje te ju. Surprizoni partnerin tuaj me dhurata të vogla, ato nuk duhet të jenë të shtrenjta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!