Afera e Inceneratorëve, Abcnews.al zbardh detajet nga operacioni i SPAK, urdhër arreste për zyrtarë e biznesmenë

schedule08:47 - 29 Mars, 2022

schedule 08:47 - 29 Mars, 2022

SPAK ka nisur një operacion për arrestimin e disa personave që dyshohet se janë përfshirë në aferën korruptive të Inceneratorëve.

Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se janë lëshuar 7 urdhër arreste nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korruspion. Këto urdhër arreste kanë nisur të ekzekutohen nga policia e Shtetit që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Të njëjtat burime raportojnë se SPAK ka marrë indicie edhe nga gjetjet e dala nga Komisioni Hetimor i zhvilluar pak kohë më parë.

Abcnews.al, mëson urdhër ndalimet janë lëshuar edhe për për zyrtarë dhe biznesmenë, që kanë lidhje me inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

PAK ka lëshuar “rrjetat” pas hetimeve intesnive si dhe pas gjetjeve në Komisionin Hetimor që zgjati për 3 muaj.  Deri më tani pas hekurave  i akuzuar për përvetësimin e 3.7 milionë eurove ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka. Kujtojmë se në kërkim për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!