Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina u bën thirrje vendeve që të dënojnë përdorimin e simbolit “Z”

schedule08:37 - 29 Mars, 2022

schedule 08:37 - 29 Mars, 2022

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve që të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z”, i cili përdoret në automjetet ushtarake ruse që marrin pjesë në konflikt, shkruan skynews

Në një mesazh në rrjetet sociale, ministri, tha se “mbështetja e kësaj barbarie duhet të ndalet”.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve të ndalojnë dhe dënojnë përdorimin e simbolit “Z” si një mënyrë për të mbështetur publikisht luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. “Z  nënkupton krime lufte, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë. Mbështetja publike për këtë barbarizëm duhet të ndalet.”

Dje Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se personat që përdorin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit të Rusisë mund të ndiqen penalisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!