Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se “nuk do të kthejë asgjë mbrapsht”, duke mos u tërhequr pas komentit të tij se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë hodhi poshtë pretendimet se po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Moskë. “Unë nuk po artikuloja një ndryshim politikash,” tha ai. “Po shpreha zemërimin moral që ndjeva ndaj këtij njeriu.”
REPORTER: Do you believe what you said that Putin can’t remain in power or do you now regret saying that?
BIDEN: I’m not walking anything back. …I wasn’t then, nor am I now, articulating a policy change. I was expressing moral outrage that I felt and I make no apologies for it. pic.twitter.com/r34DosKkfP
— JM Rieger (@RiegerReport) March 28, 2022
Vërejtja për Putinin, e cila erdhi në fund të një fjalimi në Varshavë, ngjalli polemika në Shtetet e Bashkuara dhe midis disa aleatëve në Evropën Perëndimore.
“Kjo është vetëm për një fakt të thjeshtë, se kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme”, tha Biden. /abcnews.al