Dyert e blindura atë cilat ndodheshin në selinë e PD, do të përfundojnë në “muze”, për tu treguar brezave të ardhshëm që një ngjarje e tillë mos ndodh më kurrë.
Lajmi për vendosjen e dyerve të blinduara në një hapësirë të selisë së PD, ku shqiptarët dhe demokratët të shohin se çfarë ndodhi gjatë përplasjes mes demokratëve u dha në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Lajmi u njoftua në studio ku të ftuar ishin-ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, deputeti Xhelal Mziu dhe avokati i Rithemelimit, Ivi Kaso.
Kujtojmë që prej ditës së shtunë nisi heqja e dyerve të blinduara, ku pesha e njërës prej tyre arrinte në 400 kilogramë.
/T.H/Abcnews.al/