Bisedimet për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës mund të zhvillohen në Beograd

schedule15:20 - 28 Mars, 2022

schedule 15:20 - 28 Mars, 2022

Prej 24 shkurtit Rusia ka nisur sulmet e pandërprera ndaj Ukrainës. Së fundmi në kuadër të vendosjes së një marrëveshje, Rusia duket se si vendtakim për delegacionet shikon edhe Beogradin.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se Rusia do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin.

Vendi i takimit duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pasuar nga një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt. Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar.  Edhe pse, e përsëris, sigurisht që do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”, është shprehur Lavrov.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit të Federatës Ruse, tha se negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll ka shumë të ngjarë të mbahen nesër, më 29 mars. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!