Eliminimi i Italisë nga Botërori ishte një nga ndeshjet më të errëta për të gjithë, me Maqedoninë e Veriut që i shkaktoi një dramë italianeve.
Pas kësaj ndeshje, u vu në pikëpyetje edhe vazhdimësia e trajnerit Roberto Mancini në krye të Azzurrëve, i cili ditën e sotme duket se ka marrë edhe vendimin mbi të ardhmen e tij te kombëtarja italiane.
Në konferencën për shtyp, Mancini konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar në krye të kampionëve të Europës në fuqi.
“Ne kemi folur me presidentin ditët e fundit, jemi të dakorduar për gjithçka. Pastaj do të flasim për situatën e krijuar edhe në ditët në vijim.
Tani le të mendojmë për ndeshjen me Turqinë, pastaj me qetësi t’i diskutojmë gjërat për t’u përmirësuar në të ardhmen. Kjo është të gjitha”, theksoi Mancini. /f.a/abcnews.al