Frikë nga armiku, gati 4 milionë ukrainas janë larguar nga vendi

schedule10:45 - 28 Mars, 2022

schedule 10:45 - 28 Mars, 2022

Agjencia e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar numrin e ukrainasve që janë larguar nga shtëpitë e tyre nga frika e luftës, që ka shpërthyer në vend që prej 24 shkurtit.

Sipas OKB më shumë se 3.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi, ndërkohë 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit për një strehë më të sigurt. Ndërkohë 13 milionë ukrainas mbeten të bllokuar në zonat e bombardimeve. Ata e kanë të pamundur të evakuohen.

Sipas kryebashkiakut të Mariupolit 160 mijë banorë kanë mbetur të bllokuar në qytet, pa energji elektrike dhe në prag të përfundimit të furnizimeve me ushqime.

Më herët Ukraina deklaroi se nuk do të hapë asnjë korridor humanitar sot, për shkak të shqetësimeve për provokime ruse të mundshme./abcnews.al/