Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Ledio, të lutem” jep intervistën e parë televizive, tregon se si është të jesh “i njohur dhe i panjohur”

schedule10:40 - 28 Mars, 2022

schedule 10:40 - 28 Mars, 2022

Jorida Meta dhe Klodi Hoxha ishin të ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për komedinë “Dita më e lumtur”. I pranishëm në studio, por vetëm me zë, ishte gjithashtu dhe regjisori Ledio Topalli, i cili është bërë i njohur nga emisioni Zonë e Lirë.

Bëhet fjalë për zërin që fshihet pas “Ledio, të lutem” shprehje që përdor shpesh Arjan Çani në emision. Ai ka dhënë dhe intervistën e parë televizive për ‘Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se si ndihet duke qenë “i njohur dhe i panjohur” në të njëjtën kohë.

I pyetur nga moderatori Alban Musa nëse ka pasur ndonjë rast që njerëzit e ka njohur nga zëri, Ledio tregoi një situatë që i kishte ndodhur me një djalë 8 vjeçar.”Mbaj mend që kemi qenë në majë të Valbonës dhe po zbrisnim nga mali. Duhej 15 minuta për të arritur te hoteli.



Shikojmë një Jeep që po zbriste me një çift dhe një fëmijë. Ishim pesë veta dhe na morën të gjithë. Në një moment dëgjohet djalit që i thotë së ëmës se unë e njoh këtë.  Përveç emisionit, kemi bërë dhe filma vizatimorë dhe ai ishte fiksuar me Gokun. Thotë që ky është Goku se unë e njoh nga zëri.

Kthehet e ëma dhe më thotë nëse ke luajtur Gokun.”, tha Ledio.  Ai tregoi gjithashtu një situatë me një polic, i cili e kishte ndalur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai tha se i kishte thënë që ishtë Ledio i emisionit por nuk e kishte besuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!