Në Komunën e Ulqinit, me shumicë shqiptare të dielën u mbajtën zgjedhjet vendore, në të cilat garuan 5 lista zgjedhore. 38 qendrat e votimit në zgjedhjet lokale të Ulqinit u mbyllën në orën 20:00
Lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa Demokratët 2 mandate.
“Fitore bindëse. Ne fituam 43%”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
“Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shtuar ai.
Sipas të dhënave paraprake të koalicionit “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA), lista ka fituar 15 mandate në zgjedhjet lokale në Ulqin.
Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate.
Sipas të njëjtave të dhëna, Koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Demokratik 821 vota.
Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues.
Të dhënat e Malit të Zi Demokratik për 93 për qind të votave të përpunuara tregojnë të njëjtat rezultate zgjedhore
Abazoviq është mandatar për kryeministër në Mal të Zi dhe ai ka thënë se do të votohet në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme.
Sot banorët e komunës së Ulqinit votuan për pushtetin lokal. Të gjitha vendvotimet janë të hapura në orën 7 të mëngjesit dhe qytetarët munden të votojnë deri në orën 20. Në Ulqin ishin konfirmuar pesë lista zgjedhore, shkruan Ulqini Online.
Në zgjedhjet lokale në Ulqin, morën pjesë koalicioni shqiptar UDSH-LD në MZ, Demokratët, Koalicioni për Fillim të Ri, Forca dhe koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Partisë Boshnjake. Në Ulqin të drejtë vote kanë pasur 20 392 votues.
Kuvendi i Ulqinit numëron 33 këshilltarë kurse shumica për të formuar qeverisjen lokale përbëhet prej se paku 17 këshiltarëve.
Sipas të dhënave nga koalicioni Fillimi i Ri, ndarja e mandatave pas zgjedhjeve për Kuvendin komunal të Ulqinit do të jetë si më poshtë.Në këtë mënyrë, siç mësohet, koalicioni UDHS – LD në MZ ka fituar 5 këshilltarë.
Demokratët kanë mundur të fitojnë 2 këshilltarë. Koalicioni Fillimi i Ri ka fituar 15 këshilltarë.
Forca e Re Demokratike e cila ka dalë e vetme në zgjedhje ka fituar 5 këshilltarë. Koalcioni i DPS dhe Partisë boshnjake ka arritur të fitojë 5 këshilltarë.
/Express/